Braktiset dëgjesa për Reformën Territoriale në Rrajcë, banorët përplasen me deputetët socialistë

Braktiset dëgjesa për Reformën Territoriale në Rrajcë, banorët përplasen me deputetët socialistë

​Dëgjesa publike e zhvilluar në Rrajcë për Reformën e Re Territoriale është mbyllur me tensione dhe braktisje nga ana e banorëve. Takimi, i menduar si një tryezë konsultimi mbi të ardhmen administrative të Bashkisë së Prrenjasit, degradoi në debate pasi deputetët e  PS refuzuan të mbajnë një qëndrim. ​Gjatë takimit, banorët e Rrajcës kërkuan me ngulm nga deputetët socialistë të zonës, Bora Muzhaqi dhe Olsi Komici, që të deklaroheshin hapur pro apo kundër planit të ri territorial. Vendasit ngritën argumentin se çdo plan për shkrirjen apo riorganizimin e mëtejshëm të njësisë së tyre do të thellonte izolimin e zonës, do të largonte shërbimet bazë administrative nga qytetarët dhe do të dëmtonte përfaqësimin e komunitetit në vendimmarrje. Për banorët, ruajtja e autonomisë vendore dhe e identitetit...