Brad Pitt rikthehet si Cliff Booth, David Fincher drejton filmin e ri me skenar të Quentin Tarantinos
Netflix ka konfirmuar titullin dhe datat e publikimit të filmit të ri të David Fincher, në të cilin Brad Pitt rikthehet në rolin e kaskaderit Cliff Booth, personazhit që interpretoi në filmin e Quentin Tarantinos, „Once Upon a Time… in Hollywood“. Filmi titullohet „The Further Mis-Adventures of Cliff Booth“ dhe bazohet në një skenar të shkruar nga Quentin Tarantino. Fincher merr drejtimin e projektit, ndërsa Pitt rikthehet në rolin që i solli çmimin Oscar për aktorin më të mirë në rol dytësor. Filmi do të shfaqet fillimisht në kinematë IMAX në mbarë botën, duke nisur më 25 nëntor 2026, për një periudhë ekskluzive prej dy javësh. Më pas, më 23 dhjetor, do të jetë i disponueshëm në Netflix. Ngjarjet zhvillohen në vitin 1977, rreth tetë...
Burimi:
kultplus.com