No Image Available

Braçe sfidon: Unë e lë mandatin e deputetit nëse vërtetohet se Kroacia prodhon speca më të mirë se ne

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i ka kërkuar Ministrisë së Bujqësisë të marrë masa për mbrojtjen e prodhimit vendas, duke ngritur shqetësimin për mënyrën se si trajtohen eksportet shqiptare në tregun kroat. Duke iu referuar rasteve kur ngarkesa me fruta dhe perime shqiptare janë ndaluar në kufirin e Kroacisë për shkak të pranisë së pesticideve, Braçe u bëri thirrje eksportuesve që të shmangin këtë treg, madje edhe rieksportin përmes tij. Sipas deputetit, nuk ka leverdi ekonomike që produktet shqiptare të vijojnë të orientohen drejt Kroacisë, ndërsa ai e cilësoi trajtimin e tyre atje si abuziv. Braçe ngriti gjithashtu pikëpyetje për kontrollet brenda Shqipërisë, duke kërkuar të bëhen analiza për produktet që ndalohen në kufi dhe të verifikohet nëse rezultatet përputhen me standardet e kërkuara....