BRAÇE SFIDON RAMEN PER TIRANEN: NUK E PRANOJ KANDIDATUREN E DHURUAR

BRAÇE SFIDON RAMEN PER TIRANEN: NUK E PRANOJ KANDIDATUREN E DHURUAR

Deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar që kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës të përcaktohet përmes një gare reale dhe votimit, duke kundërshtuar idenë që emri të shpallet drejtpërdrejt nga kryetari i partisë, Edi Rama. Braçe sqaroi se nuk është vetëpropozuar për kandidaturën, por ka kërkuar që socialistët të kenë mundësi të zgjedhin përfaqësuesin e tyre përmes votës. “Kam kërkuar garë, nuk jam vetëpropozuar”, deklaroi Braçe, duke shtuar se në proces duhet të përfshihen edhe simpatizantët e PS-së, si dhe qytetarë të shoqërisë civile që dëshirojnë të ndikojnë në mënyrën e qeverisjes së kryeqytetit. I pyetur nga Rakipi nëse kërkon primare, si ato që zhvillohen në Partinë Demokratike, Braçe këmbënguli se thelbi është zhvillimi i një gare të vërtetë, ku kandidati dhe platforma...