Braçe paralajmëron: Nëse “Pasqyrë Albania” nuk funksionon, unë i pari do ta thyej

Braçe paralajmëron: Nëse “Pasqyrë Albania” nuk funksionon, unë i pari do ta thyej

Erion Braçe do të jetë i pari që ‘do ta thyejë’ Pasqyrë Albania nëse ajo nuk funksionon. Ajo që ai e cilëson të rëndësishme gjatë intervistës në “Frontline” në Report Tv, është që si deputetët, ashtu edhe qytetarët, ta provojnë. Edhe pse vetë Braçe është vazhdimisht në terren, këtë mundësi e sheh si një formë për të krijuar besim. “Pasqyrë Albania na jep mundësinë ne deputetëve që çfarë marrim si shqetësime personale, individuale apo komunitare t’i hedhim në një platformë që kanë akses dy palë, pala qeverisëse dhe qytetarët që mund ta ndjekin marrjen e përgjigjes në kohë reale. Është element për t’u provuar, ka lidhje me punën tonë si deputetë dhe besimin që duhet të krijojnë qytetarët te ajo që po bëjmë në mënyrë të...