Braçe kundërshton alarmin për TVSH-në 21%: Biznesi i vogël nuk do të paguajë asnjë lek tatim mbi fitimin deri në 2029
Deputeti socialist Erion Braçe ka kundërshtuar pretendimet se bizneset e vogla do të paguajnë 21% TVSH me ndryshimet e parashikuara në Paketën Fiskale 2027. Në një postim në rrjetet sociale këtë të diel, ai ka sqaruar se bizneset me xhiro deri në 5 milionë lekë përjashtohen nga detyrimi për t’u regjistruar në regjimin e TVSH-së, ndërsa tatimi mbi fitimin për bizneset e vogla dhe profesionistët e lirë do të mbetet zero deri në vitin 2029. Qëndrimi i Braçes vjen në të njëjtën ditë kur deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kritikoi uljen e pragut të TVSH-së në 5 milionë lekë dhe propozimin për normën standarde 21%, duke paralajmëruar se këto ndryshime do të shtojnë presionin mbi bizneset e vogla dhe profesionistët e lirë. “Jo, biznesi...
Burimi:
javanews.al