Bozdo: 100 milionë euro për “Tigrat“ që nuk punuan, SPAK të sekuestrojë dosjet e këtij korrupsioni
Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eno Bozdo, i ka kërkuar SPAK-ut të veprojë menjëherë për aferën e TEC-eve lundruese, të njohura si “Tigri 1 dhe 3”. Bozdo denoncoi faktin se ERE ka pezulluar procedurën për rilicencimin e dy TEC-eve, por, pavarësisht kësaj, KESH ka hapur një tender të ri, me vlerë rreth 20 milionë euro, për operimin dhe mirëmbajtjen e tyre për dy vitet e ardhshme, edhe pse ato, sipas tij, nuk kanë punuar asnjë ditë. “Çfarë prove tjetër pret SPAK-u për të vepruar?”, deklaroi Bozdo, duke kërkuar sekuestrimin e menjëhershëm të të gjithë praktikës shkresore, anulimin e tenderit të ri dhe publikimin e plotë të kontratave të qirasë, të cilat, sipas tij, janë mbajtur të fshehta nën justifikimin e “sekretit tregtar”. Deklarata Sot dal...
Burimi:
gijotina.com