Botërori 2026/ Gjermania, Nagelsmann dorëzon në FIFA listën paraprake të 55 lojtarëve me një surprizë në portë
Marc Andre Ter Stegen, aktualisht është duke u rikuperuar nga dëmtimi që pësoi në ndeshjen e dytë të tij me fanelën e Gironës ku është dhënë me huazim nga Barcelona në muajt e dimrit. Portieri gjerman me këtë lëvizje kërkonte që të fitonte minutazh për të qenë titullar në Botërorin e kësaj vete. Por problemet fizike e bëjnë praktikisht të pamundur këtë. Kështu që në këtë moment në Gjermani ka filluar të spekulohet shumë për portierin që do të mbrojë portën e 4 herë kampionëve të botës në kompeticionin madhor futbollistik që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë në më pak se 1 muaj. Baumann është portieri të cilit Nagelsmann po e aktivizon vazhdimisht, por situata mund të ndryshojë në mënyrë të papritur....
Burimi:
top-channel.tv