Zyrat e bankës Edmond de Rothschild bastisen nga policia, shkak hetimet mbi diplomatin francez, mik me Epstein

Zyrat e bankës Edmond de Rothschild bastisen nga policia, shkak hetimet mbi diplomatin francez, mik me Epstein

Hetuesit francezë bastisën zyrat e bankës zvicerane Edmond de Rothschild në Paris si pjesë e një hetimi për korrupsion ndaj një diplomati të përmendur në dokumente të lidhura me të ndjerin Jeffrey Epstein, një pedofil i njohur amerikan, tha zyra e prokurorit financiar të martën. Emri i Fabrice Aidan, një diplomat i rangut të mesëm francez që ishte i dërguar në Kombet e Bashkuara nga viti 2006 deri në 2013 dhe më pas punoi në bankë, u shfaq në më shumë se 200 dokumente të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së. Këto përfshijnë email-e që ai supozohet t’i ketë dërguar Epstein-it midis vitit 2010 dhe 2016 nga llogaritë e tij personale dhe ato të Kombeve të Bashkuara. Disa nga email-et e rishikuara, tregojnë transferimin...