Zvicra do të hedhë në votim propozimin për të kufizuar popullsinë në 10 milionë
Zvicra do të votojë këtë verë për një propozim nga partia e ekstremit të djathtë Partia Popullore Zvicerane (SVP) për të kufizuar popullsinë e vendit në 10 milionë banorë, një veprim që do të kërcënonte marrëveshjet kryesore me BE-në dhe, sipas kundërshtarëve, do ta dëmtonte rëndë ekonominë. Qeveria ka njoftuar të mërkurën se referendumi për iniciativën e SVP-së “Jo një Zvicër me 10 milionë” e cila kundërshtohet fuqishëm nga të dy dhomat e parlamentit si dhe nga komuniteti i biznesit dhe i shërbimeve financiare, do të mbahet më 10 qershor. Nëse miratohet, iniciativa do ta detyronte qeverinë dhe parlamentin zviceran të vepronin nëse popullsia e përhershme e vendit prej 9.1 milionë banorësh kalon 9.5 milionë, duke refuzuar hyrjen e të ardhurve të rinj, përfshirë azilkërkuesit...
Burimi:
syri.net