Zjarri shkrumbon fabrikën në Greqi, humbin jetën tre gra, dy të tjera rezultojnë të zhdukura
Një zjarr ka shpërthyer në fabrikën e njohur të biskotave “Violanta” në Trikala të Greqisë Qendrore. Flakët janë përhapur rreth orës 4:00 të mëngjesit, fillimisht në bodrumin e ndërtesës. Për pasojë, 3 gra kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjera rezultojnë të zhdukura. Autoritetet bënë me dije se 13 persona ndodheshin në vendin e ngjarjes, 8 prej të cilëve arritën të dilnin nga objekti. Sipas raportimeve paraprake, të gjithë të plagosurit së bashku me një zjarrfikës ndodhen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore në spital. Një pjesë e ndërtesës është shembur, ndërsa është krijuar një situatë kaotike me trafikun. Sipas dëshmitarëve, shpërthimi ishte aq i fortë saqë u dëgjua në periferitë e Trikalas, ndërsa nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar. Ndërkohë, në zonë po...
Burimi:
vizionplus.tv