Zjarri përfshin pyllin pranë Parisit, vala e të nxehtit godet Europën, 13 viktima në Spanjë

Zjarri përfshin pyllin pranë Parisit, vala e të nxehtit godet Europën, 13 viktima në Spanjë

Një zjarr i madh pyjor përfshiu të hënën pyllin historik të Fontainebleau, pranë Parisit, duke detyruar autoritetet franceze të mbyllin autostradën A6 dhe të angazhojnë avionë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë, në Spanjë, bilanci i viktimave nga një prej zjarreve më shkatërruese të viteve të fundit është rritur në 13, ndërsa 10 persona rezultojnë ende të zhdukur, raporton Reuters. Europa Perëndimore po përballet me valën e tretë të të nxehtit këtë verë, me temperatura ekstreme dhe bimësi të tharë që kanë favorizuar përhapjen e zjarreve në Francë, Spanjë dhe vende të tjera të Mesdheut. Shumica e shkencëtarëve e lidhin intensifikimin e këtyre fenomeneve me ndryshimet klimatike. Në Francë, qindra zjarrfikës u angazhuan për të vënë nën kontroll flakët që shpërthyen pranë autostradës, në zonën e...