Zjarri përfshin pallatin në Belgjikë, të paktën 6 të vdekur, disa të lënduar
Të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe disa të tjerë u lënduan si pasojë e një zjarri që përfshiu një pallat me dhjetë kate në Antverp të Belgjikës. Ndërtesa strehonte më shumë se 200 persona. Forcat zjarrfikëse, ambulancat dhe ekipet e emergjencës shkuan menjëherë në vendngjarje, por vënia nën kontroll e flakëve u paraqit e vështirë për shkak të përmasave dhe intensitetit të tyre. Mediat lokale raportuan se po hetohet shkaku i zjarrit, por sipas policisë së Antverpit, besohet se zjarri nisi në katin e parë të ndërtesës, ku, sipas banorëve, po kryheshin punime në rrjetin e furnizimit me energji elektrike.
Burimi:
javanews.al