Zjarr masiv në një qendër tregtare në Pakistan, 6 viktima dhe 20 të plagosur, dhjetëra zjarrfikëse në terren për të shuar flakët

Zjarr masiv në një qendër tregtare në Pakistan, 6 viktima dhe 20 të plagosur, dhjetëra zjarrfikëse në terren për të shuar flakët

Një zjarr në një qendër tregtare në Karaçi të Pakistanit i mori jetën gjashtë personave, përfshirë një zjarrfikës. Zyrtarët thanë se disa pjesë të Gul Plaza, e cila strehon 1,200 dyqane dhe mbulon një sipërfaqe prej 8,000 metrash katrorë, janë shembur, duke penguar përpjekjet e shpëtimit. Më shumë se 20 persona janë plagosur dhe disa dyshohet se janë bllokuar brenda qendrës tregtare shumëkatëshe që po digjet. Shërbimet lokale të emergjencës thanë se kur ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje të shtunën, “zjarri nga kati përdhes ishte përhapur në katet e sipërme dhe pothuajse e gjithë ndërtesa ishte përfshirë tashmë nga flakët”. Tymi ende dilte nga rrënojat e Gul Plaza të dielën në mëngjes. Qendra tregtare, raporton BBC, ishte e mbushur me materiale të ndezshme si...