Zjarr masiv në një depo tekstili/ Evakuohen qytetarët në Bruksel, panik për shpërthimin e bombolave të gazit në ndërtesën pranë
Autoritetet belge kanë evakuuar banorët në qytetin Tubize, në perëndim të Brukselit, pas shpërthimit të një zjarri të madh në një depo tekstili. Sipas autoriteteve lokale, masa u mor për shkak të rrezikut serioz të shpërthimit të bombolave me gaz LPG, të cilat ndodheshin pranë ndërtesës së përfshirë nga flakët. Banorëve të zonave përreth u është kërkuar të qëndrojnë në banesa me dritaret dhe dyert të mbyllura, për shkak të tymit toksik që ka mbuluar zonën. Kryetari i bashkisë së Tubize, Samuel d’Orazio, deklaroi se evakuimi po kryhej si masë paraprake, pasi rreziku i shpërthimit konsiderohej i lartë. Ndërkohë, ekipet speciale po kryejnë matje për nivelin e ndotjes nga tymi i zi dhe avujt toksikë, të cilët sipas autoriteteve po përhapen në një zonë më...
Burimi:
top-channel.tv