Zhvillim i fortë në Hungari/ Prokuroria bastis zyrat e partisë së Viktor Orban!

Zhvillim i fortë në Hungari/ Prokuroria bastis zyrat e partisë së Viktor Orban!

Partia Fidesz e ish-kryeministrit nacionalist të Hungarisë, Viktor Orban, e cila humbi pushtetin në zgjedhjet e prillit, deklaroi të martën se prokuroria ka ndërmarrë një kontroll në serverët e saj të të dhënave. Që nga përfundimi i sundimit 16-vjeçar të Orbanit, kryeministri i ri proevropian dhe konservator, Peter Magyar, ka ndërmarrë hapa të shpejtë për të zbutur ndikimin që paraardhësi i tij vazhdon të ketë mbi shtetin hungarez. “Hetuesit e prokurorisë u paraqitën pa paralajmërim në qendrën e të dhënave ku ndodhen serverët e Fidesz-it, me synimin për të sekuestruar të gjithë sistemin e komunikimit dhe bazat e të dhënave të partisë”, thuhet në një deklaratë të publikuar nga Fidesz në Facebook. Partia pretendoi se “një veprim i tillë nuk ka ndodhur kurrë në Hungari...