Zhdukja e ish-politikanes amerikane në Arizona, FBI-ja rrit në 100 mijë dollarë shpërblimin për informacion që çon në gjetjen e 84-vjeçares

Zhdukja e ish-politikanes amerikane në Arizona, FBI-ja rrit në 100 mijë dollarë shpërblimin për informacion që çon në gjetjen e 84-vjeçares

Dymbëdhjetë ditë pas zhdukjes së ish-politikanes amerikane, Nancy Guthrie nga Tucson, Arizona, FBI njoftoi një rritje të shpërblimit në 100 mijë dollarë për informacion që çon në vendndodhjen e saj ose arrestimin e personave të përfshirë, ndërsa publikoi gjithashtu një përshkrim të ri të të dyshuarit të regjistruar nga kamera e ziles së derës së shtëpisë së saj. Zyra e FBI-së në Phoenix ka publikuar një përshkrim të burrit të kapur nga kamera e ziles së derës së Nancy Guthrie. Autoritetet thonë se ai është rreth 1.75 deri në 1.80 i gjatë, me një trup mesatar dhe mbante veshur një çantë shpine të zezë për Hiking. “Shpresojmë që ky përshkrim i përditësuar do të ndihmojë në përqendrimin e informacionit që marrim nga publiku”, tha FBI...