Zhduket në liqen bashkëshorti i ministres italiane
Një pasdite e qetë vere u kthye në dramë në liqenin e Vico-s, një nga zonat më piktoreske vullkanike në rajonin e Tuscias, Itali. Prej disa orësh vijojnë kërkimet për gjetjen e Luigi Cavallari, bashkëshortit të ministres italiane Eugenia Roccella. Sipas informacioneve paraprake, Cavallari, 84 vjeç, ishte në një varkë me bashkëshorten e tij kur u hodh në ujë për të notuar, por papritur nuk u pa më të dilte në sipërfaqe. Ishte vetë ministrja ajo që dha alarmin dhe njoftoi autoritetet. Menjëherë në zonë nisën operacionet e kërkimit. Në vendngjarje kanë ndërhyrë zhytësit e zjarrfikësve, ndërsa gjatë natës kërkimet janë vijuar edhe me mjete të specializuara, përfshirë një robot nënujor me telekomandim. Për gjetjen e tij janë angazhuar ekipe zhytësish nga Roma, Napoli dhe...
Burimi:
javanews.al