Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Zgjedhjet në Kosovë/ Pjesëmarrja në votime mbi 25 % deri në orën 17:00
FOTO ILUSTRUESE KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar të dhënat e përditësuara, ku bëhet me dije se deri në orën 17:00 kanë votuar 25.07% të qytetarëve. Nga 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë që kanë të drejtë vote, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 501,265 qytetarë. Zgjedhjet e sotme po përsëriten pasi, pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt 2025, në Kosovë nuk u arrit konsensus politik për formimin e qeverisë së re, duke çuar vendin drejt një procesi të ri zgjedhor. Numërimi i votave për partitë politike do të nisë menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, dhe rezultatet e para pritet të publikohen para orës 20:00, ndërkaq numërimi i votave për kandidatët për deputetë do të bëhet në qendrat komunale të numërimit dhe...