Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Zgjedhjet në Kosovë, ja sa është pjesëmarrja në votime deri në orën 15:00
FOTO ILUSTRUESE KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përditësuar të dhënat e pjesëmarrjes në votime deri në orën 15:00. Sipas KQZ-së pjesëmarrja ka arritur deri në 27.95%. Nga 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë me të drejtë vote, 558 mijë e 872 prej tyre kanë ushtruar të drejtën e tyre qytetare, sipas shifrave zyrtare të KQZ-së. Në një konferencë për mediat, kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, deklaroi se në zgjedhjet e Kosovës deri më tani kanë votuar një numër më i lartë qytetarësh, krahasuar me 9 shkurtin. “Numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 15:00, janë më shumë se 572 mijë votues ose 28.7% e totalit. Ndërsa në shkurt të këtij viti, për të njëjtin hark kohor, votuan 28.32% të qytetarëve”,...