Zgjedhjet lokale në Britani/ Laburistët pësojnë goditje të fortë, rritet mbështetja për Reform UK

Zgjedhjet lokale në Britani/ Laburistët pësojnë goditje të fortë, rritet mbështetja për Reform UK

Rezultatet e deritanishme dhe të pjesshme nga zgjedhjet lokale në Britani po dëshmojnë parashikimin se laburistët do të përjetonin një kasaphanë elektorale, dy vjet pas ardhjes në pushtet, të cilat nënkuptojnë fundin e drejtimit të vendit nga kryeministri aktual, Sir Keir Starmer. Humbjet apokaliptike të laburistëve të qendrës së majtë, ku votuesit ia kanë besuar votën partisë populiste Reforma të Nigel Farage, ku mbizotëron një narrativë e spikatur anti-emigracion, mendohet se do t’i kushtojnë laburistëve rreth 2000 vende në pushtetin lokal në mbarë Britaninë dhe humbjen në parlamentin e Uellsit, madje kalimin si parti e tretë në Skoci pas nacionalistëve skocezë dhe populistëve të Reformës. Hemorragjia në mbështetjen për laburistët po raportohet në bastionet tradicionale në ish-rajonet industriale dhe në disa pjesë të Londrës, në...