Zgjedhjet lokale në Angli/ Miliona britanikë u janë drejtuar kutive të votimit, parashikohet humbje e thellë për Starmer

Zgjedhjet lokale në Angli/ Miliona britanikë u janë drejtuar kutive të votimit, parashikohet humbje e thellë për Starmer

Miliona britanik pritet te votojnë sot në zgjedhjet lokale dhe rajonale në Angli, Uells dhe Skoci, ku pritet që ato të shndërrohen në një grusht shkatërrues për kryeministrin laburist Sir Keir Starmer dhe aftësinë e tij për të qeverisur vendin. Në lojë janë 5 mijë vende këshilltarësh dhe deputetësh në Angli dhe parlamentet e Skocisë dhe Uellsit, si pjesë përbërëse të Mbretërisë së Bashkuar. Votimi do zgjas deri në orën 22 me orën e Londrës, ndërkohë që sondazhet e opinionit publik flasin se Partia populiste Reforma e Nigel Farage dhe te Gjelbrit e Polanskit, të shtrijnë kontrollin nëpër shumë këshilla ne Angli dhe Uells në kurriz të partive nacionaliste në Skoci dhe Uells. Laburistët pritet të humbasin 1800 vende. Ndërkohë një parti tjetër si ajo...