Zgjedhjet e parakohshme, Abdixhiku hedh voton dhe fton qytetarët: Le të fitojë populli i Kosovës!

Zgjedhjet e parakohshme, Abdixhiku hedh voton dhe fton qytetarët: Le të fitojë populli i Kosovës!

Lumir Abdixhiku KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, që është edhe kandidat për kryeministër votoi rreth orës 10:45 në Prishtinë. Në një deklaratë të shkurtët për mediat pas votimit, Abdixhiku ftoi gjithashtu qytetarët për të hedhur votën, duke theksuar se është populli i Kosovës ai që në fund fiton në këtë zgjedhje.  “Qytetarët e Kosovës të zgjedhin për zhvillim, për stabilitet, për të ardhme euroatlantike të Kosovës dhe të largohen nga zymtësia, bllokada e përçarja që na ka shoqëruar këto vite. Le të fitojë populli i Kosovës, siç di të fitojë në ditën e zgjedhjeve”, u shpreh Abdixhiku. Ndërkohë, më herët kanë votuar edhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti dhe kandidat i AAK-së Ramush Haradinaj./ZËRI