Zelensky “zhvendos” fundin e luftës: Shpresat janë që të përfundojë deri në qershor

Zelensky “zhvendos” fundin e luftës: Shpresat janë që të përfundojë deri në qershor

Edhe pse i preferuar, muaji mars presidentit ukrainas Volodymir Zelensky i duket një datë jorealiste për fundin e konfliktit me Rusinë. Reuters pohoi më herët se Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina kanë diskutuar një plan ambicioz për arritjen e një marrëveshjeje paqeje me Moskën brenda muajit të ardhshëm. Megjithatë burime të afërta me negociatat paralajmërojnë se ky afat kohor mund të mos realizohet, për shkak të mosmarrëveshjeve të thella mbi çështjen më delikate: territorin. Zelensky përmendi një tjetër afat. “SHBA-ja dëshiron që lufta mes Ukrainës dhe Rusisë të përfundojë deri në qershor. Për herë të parë është propozuar një takim i drejtpërdrejtë mes ekipeve negociuese të të dyja vendeve, i cili të mbahet në Shtetet e Bashkuara, ndoshta në Miami.”-tha Zelensky. Ukraina e ka konfirmuar...