Zelensky zbulon planet e negociatave: Shpresat janë që lufta të përfundojë deri në qershor

Zelensky zbulon planet e negociatave: Shpresat janë që lufta të përfundojë deri në qershor

Bota E Shtunë, 7 Shkurt 2026 15:54 Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka hedhur poshtë mundësinë që lufta me Rusinë të përfundojë brenda muajit mars, duke e cilësuar këtë afat si jorealist, pavarësisht diskutimeve të fundit diplomatike. Më herët, Reuters raportoi se Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina kanë shqyrtuar një plan ambicioz për arritjen e një marrëveshjeje paqeje me Moskën brenda javëve të ardhshme. Megjithatë, burime pranë negociatave theksojnë se mosmarrëveshjet e thella, veçanërisht mbi çështjen e territoreve, e bëjnë të vështirë respektimin e këtij afati. Sipas Zelenskyt, SHBA-ja synon që konflikti të përfundojë deri në qershor. Ai zbuloi gjithashtu se për herë të parë është propozuar një takim i drejtpërdrejtë mes ekipeve negociuese të Ukrainës dhe Rusisë, i cili mund të mbahet në Shtetet e...