Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, në kuadër të një ristrukturimi të kabinetit qeveritar. Vetë Fedorov konfirmoi largimin e tij të mërkurën, duke deklaruar se kishte qenë “një nder i madh t’i shërbeja popullit ukrainas si ministër i Mbrojtjes”. Shkarkimi i tij kishte qenë në qendër të spekulimeve që prej njoftimit për ndryshimet në qeveri, pasi Fedorov konsiderohej një nga figurat më të vlerësuara për punën e tij në modernizimin e sektorit të mbrojtjes. Gjatë mandatit të tij gjashtëmujor, Fedorov përmendi si arritje ndërprerjen e sistemeve Starlink për forcat ruse, operacionet kundër logjistikës ruse në Krimenë e pushtuar dhe nisjen e reformave ushtarake. Ai pritet të zëvendësohet nga ministri i Brendshëm, Ihor Klymenko, i cili ka drejtuar Policinë Kombëtare...
Burimi:
opinion.al