Zelensky propozon armëpushim pa afat me Rusinë: Ka ardhur koha për hapa realë!

Zelensky propozon armëpushim pa afat me Rusinë: Ka ardhur koha për hapa realë!

Kanë kaluar 1 mijë e 531 ditë nga nisja e luftës së Rusisë në Ukrainë. Ndërsa vëmendja globale mbetet e fokusuar në ngjarjet në Lindjen e Mesme, lufta në Ukrainë vazhdon me intensitet, ndërsa të dyja palët shkëmbejnë sulme me raketa dhe dronë. Siç shkruan Sky News, Ukraina ka propozuar një armëpushim pa afat me Rusinë, i cili do të fillonte në mesnatën e sotme. Kjo vjen pasi Volodymyr Zelensky deklaroi se nuk kishte marrë “asnjë kërkesë zyrtare” nga Moska për planin e saj për një armëpushim dyditor këtë javë, i cili përkon me festimet vjetore të Rusisë për fitoren ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Zyrtarë të lartë rusë e kanë diskutuar publikisht planin, por Zelensky tha se oferta ishte “jo serioze” në...