Zelensky: Moska nuk po përpiqet për paqe! Sulmet e fundit vranë dhe plagosën qytetarët
Të paktën një person vdiq dhe tetë të tjerë, përfshirë një fëmijë, u plagosën në sulmet e fundit ruse me dronë dhe raketa në Ukrainë, tha sot presidenti Volodymyr Zelensky. “Objektivi kryesor i sulmit ishte furnizimi me energji, por ndërtesat e zakonshme të banimit u dëmtuan gjithashtu, dhe pati dëme në hekurudhë,” tha ai. “Një burrë 49-vjeçar u vra në rajonin e Kievit ndërsa Rusia lëshoi pothuajse 300 dronë dhe 50 raketa drejt Ukrainës”, shtoi Zelensky. Përveç Kievit, zonat si, Dnipropetrovsk, Kirovohrad, Mykolaiv, Odesa, Poltava dhe Sumy u prekën gjithashtu. “Moska vazhdon të investojë më shumë në sulme sesa në diplomaci”, tha Zelensky, duke iu referuar negociatave të vazhdueshme midis vendeve ndërluftuese. “Vetëm këtë javë, Rusia dislokoi mbi 1 300 dronë luftarakë, më shumë se...
Burimi:
ntv.al