Zelensky mbërrin në Britani/ Takimi i parë me kryeministrin e ri, në fokus mbështetja për Ukrainën
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar për një vizitë zyrtare, ku pritet të zhvillojë takimin e parë me kryeministrin e ri Andy Burnham pas marrjes së detyrës. Zelensky bëri të ditur se në axhendën e tij janë takimet me kreun e qeverisë britanike, si dhe me ushtarët ukrainas që ndodhen në Britani për trajnime dhe pjesëmarrje në stërvitje ndërkombëtare. ‘Kam mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar. Agjenda ime përfshin takime me kryeministrin Andy Burnham dhe me luftëtarët tanë që aktualisht janë në Mbretërinë e Bashkuar’, deklaroi presidenti ukrainas. Ai u prit në Londër edhe nga ambasadori ukrainas Valerii Zaluzhny, ndërsa theksoi se marrëdhëniet mes Kievit dhe Londrës janë forcuar ndjeshëm gjatë viteve të luftës. ‘Ukraina ka ndërtuar marrëdhënien më të fortë...
Burimi:
syri.net