Zelensky falënderon BE-në për kredinë prej 90 miliardë eurosh: Po mbrojmë të ardhmen e kontinentit

Zelensky falënderon BE-në për kredinë prej 90 miliardë eurosh: Po mbrojmë të ardhmen e kontinentit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj udhëheqësve të Bashkimit Evropian për vendimin e fundit të miratimit të një kredie prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën. Në një postim në platformën X, Zelensky theksoi se ky hap është një ndihmë e madhe për Ukrainën, duke shtuar se “se bashku, po mbrojmë të ardhmen e kontinentit tonë.” Kredia e miratuar nga BE-ja nuk financohet nga asete të ngrira ruse, një propozim që ka shkaktuar debate dhe shqetësime ligjore, veçanërisht nga Belgjika, ku gjenden shumica e aseteve të ngrira. Në vend të kësaj, fondet e nevojshme për këtë kredi do të mbulohen nga buxheti i përbashkët i Bashkimit Evropian. Në një deklaratë të mëparshme, Zelensky ka theksuar rëndësinë që aseteve ruse të mbeten të...