Zbulohet raporti sekret, Kina stërvit fshehurazi forca ruse për luftën në Ukrainë
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, agjencitë evropiane të inteligjencës dhe dokumente të siguruara prej saj tregojnë se Kina ka trajnuar fshehurazi rreth 200 ushtarakë rusë në fund të vitit të kaluar, ndërsa disa prej tyre janë kthyer më pas për të luftuar në Ukrainë. Raportimet theksojnë se trajnimi është zhvilluar në objekte ushtarake në Kinë, përfshirë Pekinin dhe qytetin Nanjing, dhe është fokusuar kryesisht në përdorimin e dronëve dhe taktikat kundër tyre. Sipas marrëveshjes ruso-kineze të cituar nga Reuters, e nënshkruar në Pekin më 2 korrik 2025, rreth 200 trupa ruse do të trajnoheshin në Kinë, ndërsa gjithashtu qindra ushtarë kinezë do të trajnoheshin në Rusi, shkruan A2CNN. Një zyrtar i inteligjencës i tha Reuters se trajnimi i forcave ruse në nivel operacional dhe taktik, të...
Burimi:
javanews.al