Zbulohet pacienti ‘zero’ me hantavirus/ Pasioni për zogjtë i kushtoi jetën, dyshohet se u infektua gjatë ekspeditës me shpendë në Argjentinë

Zbulohet pacienti ‘zero’ me hantavirus/ Pasioni për zogjtë i kushtoi jetën, dyshohet se u infektua gjatë ekspeditës me shpendë në Argjentinë

Pacienti zero i epidemisë së hantavirusit në një anije kroçiere është identifikuar si ornitologu (studiues që merret me studimin e zogjve) Leo Schilperoord i cili ndërroi jetë. Burri 70-vjeçar dhe bashkëshortja e tij, Mirjam Schilperoord, 69-vjeçare, ishin në udhëtim në Amerikën e Jugut prej pesë muajsh. Il Messaggero shkruan se ata mbërritën në Argjentinë më 27 nëntor dhe vazhduan udhëtimin në Kili dhe Uruguaj, për t’u kthyer më pas në Argjentinë në fund të marsit, ku ndërmorën një ekspedita fatal për vëzhgimin e shpendëve. Çifti, me origjinë nga Haulerwijk, një fshat i vogël me 3 mijë banorë në Holandë, është identifikuar në nekrologjitë e publikuara në buletinin mujor të qytetit. Vendgrumbullimi i mbetjeve në Ushuaia është vendi ku autoritetet argjentinase dyshojnë se çifti holandez thithi...