Xi Jinping pret në Pekin kryeministrin spanjoll Sançez
Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua sot në Pekin me Kryeministrin e Spanjës Pedro Sánchez Pérez-Castejón. Xi Jinping theksoi se pavarësisht situatës ndërkombëtare komplekse dhe të paqëndrueshme, marrëdhëniet midis Kinës dhe Spanjës janë zhvilluar gjithmonë në mënyrë të qëndrueshme, duke krijuar një marrëdhënie me vendosmëri strategjike. Faktet kanë vërtetuar se thellimi i bashkëpunimit është në interes të popujve të të dy vendeve, përputhet me trendin e kohës dhe rrit forcën dhe besimin e të dyja palëve për të ndjekur rrugën e pavarësisë dhe të vetëmjaftueshmërisë. Të dyja palët duhet ta vendosin gjithmonë zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-Spanjë në një vend të rëndësishëm në politikat e jashtme të njëra-tjetrës, si dhe të mbështesin njëra-tjetrën në mbrojtjen e sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial. Të dyja palët duhet...
Burimi:
javanews.al