Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë në moshën 60-vjeçare këngëtari Tommy DeCarlo

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë në moshën 60-vjeçare këngëtari Tommy DeCarlo

Këngëtari i Boston, Tommy DeCarlo, ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancer në tru, njoftoi familja e tij të hënën, më 9 mars 2026. Në një deklaratë, familja shprehu dhimbjen dhe kërkoi respekt për privatësinë e tyre: “Me zemër të thyer ndajmë lajmin e ndarjes nga jeta të babait tonë, Tommy DeCarlo. Ai luftoi me forcë dhe guxim të pabesueshëm që nga momenti i diagnostikimit me kancer në tru. Pusho në paqe, baba.” DeCarlo iu bashkua grupit Boston në vitin 2007 pas vdekjes së këngëtarit Brad Delp, duke marrë rolin e këngëtarit kryesor dhe duke interpretuar hite të njohura si “More Than a Feeling”, “Rock and Roll Band” dhe “Peace of Mind”. Tom Scholz, kitarist dhe anëtar themelues i...