Vrau bashkëkombësin me thikë në Gjermani, gjykata shpall të pafajshëm 52-vjeçarin shqiptar, i jep dhe dëmshpërblim për paraburgim
Një gjykatë në Leipzig të Gjermanisë ka shpallur të pafajshëm një 52-vjeçar, i cili vrau një tjetër shqiptarë duke e goditur me thikë në zemër, më 13 korrik të vitit 2024. Sherri mes dy shqiptarëve nisi rreth mesnatës së 13 korrikut pranë një lokali, aty ku ndodhi edhe goditja me thikë ndaj 29-vjeçarit shqiptar. Viktima ndërroi jetë në spital gjatë po asaj nate. Megjithëse prokuroria kishte kërkuar dënimin me 7-vite burg për 52-vjeçarin, gjykata rajonale e Leipzigut ka vendosur se akti mund të ketë qenë në vetëmbrojtje. Sipas mediave gjermane, si rezultat i këtij konstatimi, gjykata vendosi që 52-vjeçari shqiptar të lirohet dhe të dëmshpërblehet për kohën e kaluar ne paraburgim.
Burimi:
syri.net