Vrasjet në Minneapolis, Clinton u bën thirrje amerikanëve

Vrasjet në Minneapolis, Clinton u bën thirrje amerikanëve

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton u bëri thirrje amerikanëve të “ngrihen” dhe të “ngrenë zërin” pas vrasjes së dy personave në Minneapolis nga oficerët e policisë. Ish-presidenti demokrat foli për “skena të tmerrshme” dhe denoncoi qëndrimin e administratës Donald Trump. Në një deklaratë të publikuar përmes platformës X, Bill Clinton theksoi se përgjegjësia për mbrojtjen e demokracisë u takon vetë qytetarëve. “Varet nga të gjithë ne, që besojmë në premtimin e demokracisë amerikane, të ngrihemi dhe të flasim hapur”, tha ai, duke shtuar se administrata e Presidentit aktual Donald Trump “na gënjeu” për rrethanat në të cilat u vranë dy amerikanët në Minneapolis. Tension politik dhe zemërim shoqëror në SHBANdërhyrja e Clinton vjen në një kohë polarizimi të fortë politik dhe shoqëror në Shtetet e Bashkuara,...