Vrasja tragjike e ish-ministres britanike, zbulohen detaje të reja
Autoritetet britanike kanë ngritur dyshimin se ish-miinistrja Ann Widdecombe është sulmuar rreth 24 orë para se të gjendej e vdekur në banesën e saj të enjten, teksa hetimet për zbardhjen e ngjarjes janë ende duke vijuar. Është bërë e ditur se në kërkim është një person i dyshuar, ndërsa 26-vjeçari i arrestuar fillimisht nën dyshimin për vrasjen e ish-ministres është liruar dhe nuk është më pjesë e hetimeve. Sipas BBC, 78-vjeçarja ishte planifikuar të merrte pjesë në emisionin e Matt Allwright në Channel 5 të mërkurën. Megjithatë, përpara intervistës, stafi i emisionit nuk arriti të kontaktonte me të. Në fshatin Haytor ku ndodhet banesa e saj, vijon të ketë një prani të shtuar të të forcave të policisë, zona vijon të jetë e rrethuar ndërsa...
Burimi:
ntv.al