Vrasja e 37-vjeçarit në Minnesota/ Trump mbron arrestimet e ICE-së, rriten tensionet në Minneapolis
“Do të ketë një të ftuar special sot”. Kështu kishte paralajmëruar Karoline Leavitt, zëdhënësja e Donald Trump, surprizën e së martës, 20 janar. I ftuari ishte vetë presidenti amerikan, i cili vendosi të marrë pjesë personalisht në takimin me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, një vendim që, sipas CNN, ka ardhur për arsye që shkojnë përtej vetëlavdërimit publik për “One Year” në krye të presidencës. Në tryezën e tij në Zyrën Ovale, Trump kishte vendosur fotografitë e dhjetëra personave të arrestuar nga ICE (Agjencia për Emigracionin dhe Doganat). Fotot ishin printuar nga stafi i tij dhe presidenti kishte këmbëngulur që t’i shfaqte vetë para mediave, duke argumentuar se ekipi i tij nuk kishte qenë mjaftueshëm efektiv në shpjegimin dhe mbrojtjen e punës së ICE. Sipas...
Burimi:
javanews.al