“Vrapo, vrapo”, shpërthen papritur vullkani në Guatemalë, turistët përjetojnë momente tmerri (VIDEO)
Një grup turistësh përjetuan momente frike pranë vullkanit më aktiv të Guatemalës, pasi ai shpërtheu papritur duke hedhur në ajër hi, lavë dhe gurë të zjarrtë. Pamjet e filmuara nga vetë pjesëtarët e grupit tregojnë momentin kur vullkani Volcán de Fuego aktivizohet teksa turistët po i afroheshin zonës së tij. Në video dëgjohen britmat dhe përpjekjet e vizitorëve për t’u larguar me shpejtësi, ndërsa materialet vullkanike bien përreth tyre. Një nga turistet, Anna Garcia, tregoi se disa prej gurëve të nxehtë i dogjën xhaketën, ndërsa një copë shkëmbi kaloi shumë pranë kokës së saj. “Vullkani shpërtheu dhe arrita të filmoja vetëm një pjesë të vogël të asaj që ndodhi. Teksa po filmoja, ngrita kokën dhe pashë gurë që po binin nga qielli. U trondita dhe...
Burimi:
vizionplus.tv