Von der Leyen telefonatë me Erdogan, presidentja e KE: Turqia partner kyç në rajon në trazira
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se pati një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. “Turqia është një partner kyç në një rajon në trazira”, shkroi Von der Leyen në një postim në X, ndërsa shtoi se “BE vlerëson përpjekjet e Turqisë për të mbështetur deeskalimin dhe një zgjidhje diplomatike të konfliktit me Iranin”. “Ne diskutuam gjithashtu për Mesdheun Lindor dhe çështjen e Qipros. Ne nënvizuam rëndësinë e marrëdhënieve BE-Turqi”, theksoi presidentja. Postimi i plotë i Von der Leyen: Bisedë telefonike shumë e mirë me Presidentin Erdogan. Turqia është një partner kyç në një rajon në trazira. Interesat tona përputhen: ruajtja e rrugëve të hapura tregtare, rrjedhat e energjisë dhe stabiliteti i zinxhirëve të furnizimit. Ne do të vazhdojmë...
Burimi:
top-channel.tv