Von der Leyen: Evropa nuk mund të jetë më “ruajtëse e rendit të vjetër botëror”
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Evropa nuk mund të mbetet më “ruajtëse e rendit të vjetër botëror” dhe se Bashkimi Evropian ka nevojë për një politikë të jashtme “më realiste dhe të udhëhequr nga interesat”. Duke folur të hënën para një audience ambasadorësh të Bashkimit Evropian, ajo theksoi se unioni “do të mbrojë gjithmonë sistemin e bazuar në rregulla”, por shtoi se ai nuk mund të mbështetet më vetëm te ky sistem për të mbrojtur interesat evropiane dhe për të garantuar sigurinë e kontinentit nga kërcënimet. Von der Leyen theksoi gjithashtu nevojën për një reflektim të thellë mbi mënyrën se si funksionojnë institucionet dhe vendimmarrja në BE. Sipas saj, duhet të vlerësohet nëse doktrina, institucionet dhe mekanizmat e vendimmarrjes, të...
Burimi:
vizionplus.tv