Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Viti i Ri mbërrin në Australi, spektakël i jashtëzakonshëm fishekzjarrësh në Sydney (VIDEO)
sydney AUSTRALI- Pas Zelandës së Re, edhe Australia ka hyrë zyrtarisht në vitin 2026. Qielli është ndriçuar nga një spektakël madhështor fishekzjarrësh, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në sheshe dhe zona publike për të festuar ndërrimin e viteve. Festa e Vitit të Ri është përcjellë nga miliona australianë, të cilët i kanë dhënë lamtumirën vitit 2025 nën një qiell të mbushur me ngjyra, duke shijuar një nga spektaklet më mbresëlënëse të fishekzjarrëve. Më herët ishte Zelanda e Re, që mirëpriti vitin 2026-të, gjithashtu me spektakël fishekzjarresh. Ndërsa, ishulli Kiritimati, i njohur edhe si Ishulli i Krishtlindjes, së bashku me 10 ishuj të tjerë kryesisht të pabanuar në Paqësorin Qendror, ishin të parët që “përshëndetën” vitin 2026./ZËRI