Vijon procesi i votimit në Kosovë: Mitrovica e Veriut me ‘rekord’, vetëm 4 qytetarë kanë votuar në këtë komunë…
Foto ilustruese KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme, ku njoftoi se deri në orën 11:00, pjesëmarrja në votime ishte 165 404 votues, ose 8.7% e totalit. Në kryeqytetin Prishtinë, deri më tani, votuan pak mbi 10% e qytetarëve. Në Mitrovicën e Veriut, është vënë re pjesëmarrje më e lartë, fenomen në fakt i zakonshëm në këtë komunë me shumicë serbe. Ndërsa pjesëmarrja më e ulët është regjistruar në Zubin Potok, ku deri më tani kanë votuar vetëm 4 qytetarë nga 6,498 votues të regjistruar. Numërimi i votave për partitë politike do të nisë menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, dhe rezultatet e para pritet të publikohen para orës 20:00, ndërkaq numërimi i votave për kandidatët për deputetë do...
Burimi:
zeri.ai