Vijon konflikti Hezbollah-Izrael, nëntë të vrarë nga sulmet në Libanin jugor

Vijon konflikti Hezbollah-Izrael, nëntë të vrarë nga sulmet në Libanin jugor

Tensionet mes Hezbollahut dhe Izraelit vazhdojnë të përshkallëzohen, ndërsa autoritetet libaneze raportuan se të paktën nëntë persona, përfshirë një vajzë të vogël, u vranë nga sulmet e reja izraelite në jug të Libanit. Sipas agjencisë zyrtare libaneze ANI, ushtria izraelite kishte urdhëruar më herët evakuimin e banorëve nga nëntë komunitete në jug të vendit, duke paralajmëruar bombardime të afërta, pavarësisht armëpushimit që teorikisht është në fuqi që prej 17 prillit. Avionët izraelitë bombarduan disa nga zonat e përmendura në paralajmërim, por sulme ajrore dhe granatime u raportuan edhe në rajone të tjera ku nuk ishte dhënë asnjë njoftim paraprak. Në zonën e Saksakiyas, Ministria libaneze e Shëndetësisë konfirmoi shtatë viktima, mes tyre një vajzë e vogël, si dhe 15 të plagosur, përfshirë tre fëmijë. Një...