Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm
Kanadaja po vijon të përballet me një situatë të rënduar nga zjarret masive pyjore, të cilat kanë detyruar autoritetet të angazhojnë ushtrinë për evakuimin e banorëve në zonat më të rrezikuara. Forcat e Armatosura kanadeze kanë nisur një operacion për evakuimin me avion të rreth 600 banorëve të komunitetit të izoluar Fort Hope, në veriperëndim të Ontarios, ku flakët vazhdojnë të përhapen me shpejtësi. Sipas autoriteteve kanadeze, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 69 zjarre të reja, duke e çuar në 955 numrin e vatrave aktive në të gjithë vendin. Mijëra persona janë evakuuar tashmë nga rajonet e prekura dhe janë transferuar në qytete më të sigurta në jug të Ontarios. Situata ka ndikuar edhe përtej kufirit. Tymi i dendur i zjarreve është...
Burimi:
opinion.al