Video/ Tragjedi në Tajlandë: Futbollisti 24-vjeçar humb jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë ndeshjes

Video/ Tragjedi në Tajlandë: Futbollisti 24-vjeçar humb jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë ndeshjes

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të martën, 4 gush, në Tajlandë gjatë një ndeshjeje, ku luante Yala FC. Një rrufe goditi fushën e lojës, duke i marrë jetën një futbollisti 24-vjeçar dhe duke lënë të paktën nëntë persona të tjerë të plagosur. Sipas raportimeve të e.vnexpress.net, ngjarja ndodhi në stadiumin Santiphap, në zonën Su-ngai Kolok, në provincën Narathiwat. Në momentin e incidentit po binte shi i rrëmbyeshëm, kur papritur një rrufe goditi fushën. Menjëherë pas goditjes, disa futbollistë u rrëzuan në tokë, ndërsa të plagosurit u transportuan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Më rëndë u lëndua 24-vjeçari Safwan Awa. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve. Klubi Yala FC reagoi me një mesazh...