VIDEO/ Shpërthimi i fortë në Zvicër, dhjetëra të vdekur dhe 100 të plagosur

VIDEO/ Shpërthimi i fortë në Zvicër, dhjetëra të vdekur dhe 100 të plagosur

Shpërthimi në Zvicër ZVICËR- Shpërthimi i ndodhur në orët e para të mëngjesit në një bar të një resorti në Zvicër ka tronditur një prej destinacioneve më të njohura për turistët. Deri tani, raportohen dhjetëra të vdekur dhe rreth 100 të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Crans-Montana, një vendpushim luksoz skijimi që tërheq shumë turistë, sidomos ata britanikë.  Për momentin, autoritetet janë duke hetuar shkakun e shpërthimit, ndërkohë që operacionet e shpëtimit po vazhdojnë. Pas këtij incidenti, siguria në rajon pritet të forcohet për të garantuar sigurinë e vizitorëve që do të mblidhen në fund të muajit për ngjarjen e rëndësishme të sportit, pasi pritet që në fund të janarit të zhvillohet Kupa Botërore e Skive FIS./ZËRI