Video shokuese! Çiklisti kap për fyti dhe godet me grushte një grua në mes të rrugës

Video shokuese! Çiklisti kap për fyti dhe godet me grushte një grua në mes të rrugës

Skena të rënda dhune u regjistruan në zonën Padrão da Légua në Matosinhos, pranë qytetit të Portos në Portugali, kur një çiklist sulmoi një drejtuese automjeti 37-vjeçare pas një debati të ashpër në rrugë. Ngjarja u filmua dhe videoja u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, ndërsa autoritetet kanë nisur kërkimet për identifikimin dhe arrestimin e autorit. Incidenti ndodhi pasditen e së hënës, më 25 maj, në zonën e Padrão da Légua. Në pamjet e publikuara shihet çiklisti duke e kapur me forcë gruan nga fyti në një rrugë të frekuentuar dhe duke e shtyrë drejt tokës. Më pas, burri duket teksa e tërheq nga flokët ndërsa ajo ndodhet e shtrirë në asfalt dhe e godet disa herë me grushte në kokë. Gruaja nuk arrin të...