VIDEO-SHBA sekuestron një tjetër cisternë nafte në kuadër të sanksioneve ndaj Venezuelës
Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka sekuestruar në det një tjetër cisternë nafte, në kuadër të zbatimit të sanksioneve të vendosura nga presidenti Donald Trump ndaj Venezuelës, njoftuan të enjten zyrtarë ushtarakë amerikanë. Cisterna e naftës bruto Veronica, e cila sipas të dhënave detare lundron nën flamurin e Guajanës, u hipotekua në orët e para të mëngjesit nga marinsa dhe marinarë amerikanë, bëri të ditur Komanda Jugore e SHBA-ve në një postim në rrjetet sociale. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me Rojën Bregdetare të SHBA-së, Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe Departamentin e Drejtësisë. Njoftimi shoqërohej me pamje ajrore bardhë e zi, me cilësi të ulët, ku dukeshin efektivë ushtarakë duke zbritur me litar nga një helikopter në kuvertën e anijes. “Forcat u nisën nga aeroplanmbajtësja...
Burimi:
javanews.al