VIDEO/ Përplasen dy avionë luftarakë amerikanë, shpëtojnë anëtarët e ekuipazhit
Dy aeroplanë luftarakë të marinës amerikane janë përplasur në ajër në SHBA, ndërsa katër anëtarët e ekuipazhit kanë arritur të hidhen me parashutë dhe ndodhen në gjendje stabile, kanë njoftuar autoritetet ushtarake amerikane, raportoi të hënën BBC-ja. Incidenti ka ndodhur të dielën gjatë ditës së dytë dhe të fundit të spektaklit ajror “Gunfighter Skies”, që mbahej pranë bazës ajrore Mountain Home në Idaho. Pamjet nga vendngjarja treguan përplasjen mes aeroplanëve, pas së cilës shpërtheu edhe zjarri. Autoritetet vendosën përkohësisht izolimin e bazës dhe anuluan pjesën e mbetur të aktivitetit. Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, baza ajrore Mountain Home konfirmoi se “ekuipazhi i përfshirë në incident ndodhet në gjendje stabël”. Sipas Marinës Amerikane, avionët EA-18G Growler i përkisnin një grupi të specializuar për...
Burimi:
opinion.al